Tour

Vjenë, Bratisllavë dhe Budapest | Atavac.com

Vjenë, Budapest, Bratisllavë

Organized tour in Vjenë, Budapest, Bratisllavë. Flight, hotel, breakfast, transfers and Albanian guide included. Book with Atavac.com.

Itinerary

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Bratisllavë. Nisja më 08.10 - Mbrritje në Bratislavë më 09.55. Transfertë për në Bratisllavë. Vizitë e Monumenteve të Bratisllavës: Old Town (shëtitja në rrugicat historike, statujat, Hlavné Námestie, Michael’s Gate), Shëtitje përreth Bratislava Castle, St. Martin’s Cathedral, Shëtitje në Eurovea Promenade, Skulpturat e famshme, Opsionale: Hyrje në Bratisllava Castle. Opsionale: Hyrje në UFO Tower. Pasdite, transferimi për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Stephansplatz & Katedralja St. Stephen’s, Shëtitje në Ringstrasse – rrugë rreth qendrës me ndërtesa historike: Opera, Parlament, Burgtheater, Hofburg Palace – shëtitje në oborre, Volksgarten & Burggarten – kopshte me pamje nga Hofburg dhe statujën e Mozartit. Hundertwasserhaus – ndërtesë me arkitekturë unike, Karlskirche – shesh i bukur. Opsionale: Ngjitje në Kullë të Ktedrales St. Stepphen. Opsionale: - Vizitë në apartamentet perandorake te Hofburg Palace dhe muzeun e Sisi. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita: Schönbrunn Palace - Kopshtet përreth, Ecje në Gloriette, Muzeu Albertina, Hundertwasserhaus - Shëtitje për foto në zonën më të pazakontë të Vjenës, Shëtitje në Prater Park. Opsionale: - Vizitë e brendshme me audioguide në Schönbrunn Palace. Opsionale: Hyrje në Muzeun Albertina, - Koleksion me art nga Monet, Picasso, etj. Fjetje në Hotel. Dita e Tretë: Mëngjesi ne Hotel. Nisje,për në Budapest. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritja në Budapest. Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias.  Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel.  Vazhdimi i  vizitave ne qytetin e Budapestit. Vizitë në Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda. Fjetje në Hotel. Dita e Pestë:  Transfertë për në aeroportin e Budapestit. Fluturimi për në Shqipëri. Nisja më 06:45. - Mbrritje ne Tiranë më 08.10.  Në pagesën përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus. 3. Akomodim në hotel me 3 yje. 4. Mëngjeset sipas programit 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë: 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. 3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur. Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.