Tour

Udhëtim në Vjenë dhe Bratisllavë | Atavac.com

Vjenë, Bratisllavë

Organized tour in Vjenë, Bratisllavë. Flight, hotel, breakfast, transfers and Albanian guide included. Book with Atavac.com.

Itinerary

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Bratisllavë. Nisja më 08.10 - Mbrritje në Bratislavë më 09.55. Transfertë për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Stephansplatz & Katedralja St. Stephen’s, Shëtitje në Ringstrasse – rrugë rreth qendrës me ndërtesa historike: Opera, Parlament, Burgtheater, Hofburg Palace – shëtitje në oborre, Volksgarten & Burggarten – kopshte me pamje nga Hofburg dhe statujën e Mozartit. Hundertwasserhaus – ndërtesë me arkitekturë unike, Karlskirche – shesh i bukur. Opsionale: Ngjitje në Kullë të Ktedrales St. Stepphen. Opsionale: - Vizitë në apartamentet perandorake te Hofburg Palace dhe muzeun e Sisi. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita: Schönbrunn Palace - Kopshtet përreth, Ecje në Gloriette, Muzeu Albertina, Hundertwasserhaus - Shëtitje për foto në zonën më të pazakontë të Vjenës, Shëtitje në Prater Park. Opsionale: - Vizitë e brendshme me audioguide në Schönbrunn Palace. Opsionale: Hyrje në Muzeun Albertina, - Koleksion me art nga Monet, Picasso, etj.Nisja për në Bratisllavë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e Monumenteve të Bratisllavës: Old Town (shëtitja në rrugicat historike, statujat, Hlavné Námestie, Michael’s Gate), Shëtitje përreth Bratislava Castle, St. Martin’s Cathedral, Shëtitje në Eurovea Promenade, Skulpturat e famshme, Opsionale: Hyrje në Bratisllava Castle. Opsionale: Hyrje në UFO Tower. Fjetje në Hotel. Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroportin e Bratisllavës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 06.00 - Mbrritje në Tiranë në 07.35. 

Pagesa përfshin:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion, 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus, 3. Akomodim në hotel me 3 yje, 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit, 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra). (Nuk perfshihen bagazhe extra ne cmim)

Në pagesë nuk janë përfshirë:  Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.  Hyrjet në monumente dhe muzeume.  Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes: 1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.