Tour

Udhëtim në Vjenë | Atavac.com

Vjenë

Organized tour in Vjenë. Flight, hotel, breakfast, transfers and Albanian guide included. Book with Atavac.com.

Itinerary

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Vjenë. Nisja më 13.50 - Mbrritje në Vjenë më 15.30. Transfertë për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Stephansplatz & Katedralja St. Stephen’s, Shëtitje në Rrugët Pedonale Graben dhe Kohlmarkt. Vazhdimi drejt Sheshit Michaelerplatz e më pas ne Sheshin Heldenplatz dhe Oborret Perandorake të Hofburg Palace Opsionale: Ngjitje në Kullë të Katedrales St. Stepphen. Opsionale: - Vizitë në apartamentet perandorake te Hofburg Palace dhe muzeun e Sisi. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdon Vizita në Monumentet e Vienës, si: Schönbrunn Palace - Kopshtet përreth, Ecje në Gloriette, Kisha Karlskirche, Belvedere Palace, Shëtitje në Ringstrasse – rrugë rreth qendrës me ndërtesa historike: Opera, Parlament, Burgtheater, Hundertwasserhaus - Shëtitje për foto në zonën më të pazakontë të Vjenës, Opsionale: - Vizitë e brendshme me audioguide në Schönbrunn Palace. Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë në lagjen e Muzeumeve. Opsionale: Hyrje në Muzeun Albertina, - Koleksion me art nga Monet, Picasso, etj. Opsionale: Hyrje në Muzeun e Historisë së Artit  Pasdite shëtitje në Prater Park. Opsionale: Atraksionet dhe Rrota Gjigande. Fjetje në Hotel. Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Transfertë për në Aeroportin e Vjenës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 09.30.- Mbrritje në Tiranë në 11.05. 

Pagesa përfshin:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion, 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus, 3. Akomodim në hotel me 3 yje, 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit, 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. Nëse Fluturimi bëhet nga proshtina, ofrojmë dhe Transfertën me Autobus nga Tirana. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra). (Nuk perfshihen bagazhe extra ne cmim)

Në pagesë nuk janë përfshirë:  Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.  Hyrjet në monumente dhe muzeume.  Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur. Kujdes: 1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.