Itinerary
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Maltë. Nisja më 20.55 - Mbrritje në Maltë më 22.55. Transfertë për në Hotel. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rabat, Ndalesë e shkurtër. Vazhdimi për në Mdina. Vizitë e Monumenteve: Mdina Gate, Rrugicat Mesjetare, Katedralja e St. Paul dhe Muzeu Katedrtales, Muret rrethuese Bastions, Palazzo Falson. Opsionale: Hyrje në Katakombet St Paul në Rabat. Opsionale: Hyrje në Katedralja St Paul dhe Muzeun në Mdina. Opsionale: Hyrje në Palazzo Falson në Mdina. Pasdite, vazhdon Udhëtimi për në Mosta ku ndodhet Kisha Mosta Dome. Opsionale: Hyrje në Kishën Mosta Dome. Vazhdon Udhëtimi për në Blue Grotte. Ndalesa për ta parë nga sipër. Opsionale: Hyrje në Blue Grotte me varkë, nëse është e mundur nga koha. Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Birgu -Vittoriosa, Ndalesë e shkurtër për të vizituar Kështjellën St Angelo, Palazzo Inquisitor, Kishën St Lawrence, Muzeun Detar, Rrugicat Mesjetare dhe Portin e Brigut. Opsionale: Hyrje në Kështjellën St. Angelo. Opsionale: Hyrje në Palazzo Inquisitor Opsionale: Hyrje në Muzeun Detar. Vazhdon Udhëtimi për në Senglea ku vizitohen Kopshtet Gardiola, Kisha Our Lady of Victories dhe Bregu dhe Porti. Vazhdon Udhëtimi për në Cospicua, ku vizitohen: Fortifikimet e vjetra, Kisha Immaculate Conception, Dokyard Creek, Vazhdon Udhëtimi për në Sliema. Shëtitje në shëtitoren buzë detit. Vazhdimi udhëtimit për në St. Julian's, ku vizitohen: Paceville, Spinola Bay, Portomasa Marina, Spinola Palace, Balluta Bay dhe Kisha Balluta. Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në Valletta: Barrakka Gardens, Sheshi i Republikës, Fortesa San Elmo, Katedralja St. John's Co.
Opsionale: Hyrje në Fortesa San Elmo.
Opsionale: Hyrje në Katedralja St. John's Co. Transfertë për në Aeroportin e Maltës. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 17:30 - Mbrritje në Tiranë në 19:10.
Pagesa përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion, 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus, 3. Akomodim në hotel me 3 yje, 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit, 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë: Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. Hyrjet në monumente dhe muzeume. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes: 1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.