Itinerary
Dita e Parë: Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai (FLY DUBAI). Nisja nga Tirana në orën 13:05 - Mbrritja në Dubai në orën 21:15 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar. -(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah. -(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. -(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa. -(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai. -(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Tiranë . Nisja nga Dubai në orën 09:00 - Mbrritja ne Tirane 12:05.
Grupi më nisje datë 2 Janar është 6 ditor dhe ditën e pestë e kanë të lirë (ditën e gjashtë kthehen)
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin: • Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje. • Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas • Akomodimi në Hotel në Dubai • Mëngjezet në Hotel. • Shëtitjet me Autobus sipas Programit. • Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit. • Guida vendase në disa Shëtitje.
Shënim: Përfshihen: - Një Bagazh 7 kg (55 x 40 x 23 cm). - Një Bagazh 20kg.
Hoteli në Dubai : ECOS Dubai Hotel - Vlerësimi në booking 9.1 https://www.hmhhotelgroup.com/en/brand/ecos-hotels
Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale: 1. Shtesë për Vizë Hyrje - €109 ( nëse nevojitet) 2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42 3. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani - €60 4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €68 5. Biletë hyrje tek Miracle Garden ose Dubai Frame me transfertë - €47 6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €60
*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë: 1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente. Renditja e ekskursioneve mund të ndyshojnë në varësi të disponibilitetit. Krevati i trete ne dhome eshte me extra bed (Krevat portative)
Kujdes: Cdo klient duhet te kete se paku 6 muaj validitet ne pasaportat e tyre. Pasaporta me me pak se 6 muaj validitet nga dita e nisjes nga Tirana, do te ndalet ne check-in te aeroportit dhe do te ndalohet kalimi nga policia kufitare. Agjensia nuk mbane asnje pergjegjesi, pergjegjesia eshte e pasagjerit.