Itinerary
Dita e Parë. Fluturimi Direkt Tiranë - Bukuresht. Nisja më 11:40 - Mberritje në Bukuresht më 14:05. Transfertë për në Brasov. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mberritje në Brasov. Brașov, i rrethuar nga Malet Karpate, i njohur për Muret Saksone nga Mesjeta. Vizitë e Monumneteve krysore: Kisha Gotike e Zezë, Rrugica e ngushtë Rope Street - Strada Sforii, Poarta Ecaterinei, Kisha Biserica Sfântul Nicolae. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.
Dita e Dytë. Mëngjesi në hotel. Vazhdon udhëtimi drejt Keshtjellës Bran, e famshme pë Legjendën me Vampirë të Kontit Vlad Tepes, i njohur si Dracula. Vazhdon udhetimi drejt Keshtjellës Peles, e Rilindjes së Re, ndërtuar nga Mbreti Carol I. Vazhdon udhëtimi drejt Manastirit Snagov, ku mendohet se është varrosur Drakula. Vazhdon udhëtimi për në Bukuresht. Sistemimi dhe fjetje në Hotel.
Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e Bukureshtit: Holli Romanian Athenaeum, Pallati Mbretëror Palatul Regal, Statuja Ecvestra a Lui Carol I, Sheshi Piaka Revolukiei, Bulevardi Calea Victoriei, Rruga Pasajul Macca-Vilacrosse, Manastiri Stavropoleos, Pallati Parlamentit. Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Statujen e Naim Frasheri, Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Shëtitje tek Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit, OPSIONALE: Pasdite hyrje në Qendrën Therme SPA Bukuresht. (20 Euro për person me transfertë të perfshirë) Vizite tek Piata Uniiri me shatervanet - qendra tregtare me te njejtin emer Uniiri Shopping Mall. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt. Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në Aeroportin e Bukureshtit. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 10.45- Mberritje më 11.15.
Pagesa përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion, 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus, 3. Akomodim në hotel me 3 yje, 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit, 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. 3. Sugjerohet që për Shoqëruesin të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes: 1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.