Tour

Udhëtim në Budapest | Atavac.com

Budapest

Organized tour in Budapest. Flight, hotel, breakfast, transfers and Albanian guide included. Book with Atavac.com.

Itinerary

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Budapest. Nisja më  08.05 - Mbrritje në Budapest më 09.35:40.  Vizitë në Szentendre dhe Vishegrad. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. 

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias, Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda.  Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Te lirë në një Qendër Tregtare. Pasdite, Transfertë në aeroportin e Budapestit. Fluturimi direkt Budapest - Tiranë. Nisja më  19.15 - Mberritje më  20.40.

Në pagesën përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus. 3. Akomodim në hotel me 3 yje. 4. Mëngjeset sipas programit 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë: 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. 3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes: 1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.