Tour

Udhëtim në Azerbajxhan | Atavac.com

Baku

Organized tour in Baku. Flight, hotel, breakfast, transfers and Albanian guide included. Book with Atavac.com.

Itinerary

Dita e Parë: Fluturimi Tiranë - Baku, nëpërmjet Romës. Nisja më 06.05. Mbrritje në Romë në orën 07.45. Nisja nga Roma në 14.15 - Mbrritje në Baku më 21.35 Transfertë për në Hotel. Sistemimi dhe Akomodimi në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Icheri Sheher, Qyteti i Vjetër: Maiden Tower - Giz Galasi, Pallati i Shirvanshahs, Rrugicat e ngushta historike, karavanserai, Xhami, Pazari i vjetër. Ndalesë tek Sheshi Shatërvanit dhe Muzeu i Letërsisë “Nizami”, Vazhdimi i udhëtimit në Pedonalen Nizami Street. Pasdite, Vizitë tek Heydar Aliyev Centre – muze dhe arkitekturë moderne, Baku Boulevard, Muzeu i Qilimave të Azerbaijanit, Little Venice, shëtitje buzë Detit Kaspik, Nagorny Park / ou “Martyrs’ Lane” për pamje panoramike të qytetit dhe horizontit. OPSIONALE: Hyrja në Heydar Aliyev Centre. OPSIONALE: Muzeu i Qilimave të Azerbaijanit, Kthimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. - Paradite Vizitë në: Ateshgah Fire Temple në Surakhany. OPSIONALE: Hyrja në Tempull. Pasdite, vizitë në Gobustan Rock Art Cultural Landscape. OPSIONALE: Hyrja në Gobustan Rock Art Cultural Landscape. Kthimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Paradite, Vizitë në Bibi-Heybat Mosque. Pasdite, ndalesë në Qendër Tregtare. Transfertë për në Aeroportin e Bakusë. Fluturimi për në Tiranë. nëpërmjet Romës. Nisja më 22.35. Dita e Pestë: Mbrritje në Romë në orën 00.45. Nisja nga Roma në 08.25 - Mbrritje në Tiranë në 09.55. 

Hoteli në Baku: Hilton Garden Inn https://www.hilton.com/en/hotels/bakazgi-hilton-garden-inn-baku/

Pagesa përfshin:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion, 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus, 3. Akomodim në hotel me, 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit, 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:  Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.  Hyrjet në monumente dhe muzeume.  Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes: 1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.