Tour

Tur në Indi dhe në Dubai | Atavac.com

Delhi, Jaipur, Agra, Abhaneri, Dubai

Organized tour in Delhi, Jaipur, Agra, Abhaneri, Dubai. Flight, hotel, breakfast, transfers and Albanian guide included. Book with Atavac.com.

Itinerary

Dita e Parë: Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes.  Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai. Nisja nga Tirana në orën 12.55. Mbrritja në Dubai në orën 20.15. Fluturimi Direkt Dubai - Delhi. Nisja nga Dubai në 22.10. Dita e Dytë: Mbrritja në Delhi në 03.10. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Delhi, Kryeqyteti i Indisë. Vizitohen: Kështjella e Kuqe e Shah Jehan, Xhamia Jama Masjid, më e madhja në Indi, Pazaret e Chandni Chowk, Memoriali i Mahatma Ghandi Raj Ghat, Tomb of Humayun, Memoriali i Luftës II Porta e Indisë dhe Rezidenca Presdienciale Rashtrapathi Bhawan. Fjetje në Hotel. Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel.  Nisja për në Qutub Minar. Vizitë e Minaresë Qutub Minar. Nisja për në Agra. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Agra. Vizitë e Monumentit të famshëm i Dashurisë Taj Mahal. Vazhdon vizita në Kështjellën Agra Fort ku gjenden disa ndërtesa elegante. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Abhaneri. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje dhe vizitë në Abhaneri. Vizitohen Puset me shkallë. Nisja për në Jaipur. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Jaipur. Vizitë e Monumenteve kulturore dhe historike: Amber Fort, Maharaja City Palace, Observatori Jantar Mantar dhe Hawa Mahal. Nisja për në Aeroportine Delhit. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë. Dita e Pestë: Fluturimi Direkt Delhi - Dubai. Nisja nga Delhi në orën 04.10. Mbrritje në Dubai në orën 06.50. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar. -(Opsionale), Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgërvishtësave në Dubai. Me piknisje në Klubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah. -(Opsionale), Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli. Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel.  -(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa. -(Opsionale). Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Shtatë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai. -(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Tetë: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Tiranë . Nisja nga Dubai në orën 09:00 - Mbrritja ne Tirane 12:05.

Hoteli në Dubai

ECOS Dubai Hotel -Vlerësimi në booking 9.1   https://www.hmhhotelgroup.com/en/brand/ecos-hotels 

Në pagesë përfshihen:

• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje. • Transfertat nga Aeroporti në Hotel në Dubai dhe në Indi dhe anasjelltas • Akomodimi në Hotel në Dubai me Mëngjeset në Hotel. • Akomodimi në Hotel në Indi me Mëngjeset në Hotel. • Shëtitjet me Autobus sipas Programit. • Shoqërues në shqip në Dubai dhe Indi. • Hyrjet sipas programit në Monumentet në Indi: Taj Mahal, Humayun Tomb, Qutub Minar, Abhaneri, Amber Fort dhe Shëtitje me Triçikël.

• Guida vendase në disa Shëtitje • Vetëm 1 çantë shpine. Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 89 Euro, ne Indi prej 30 Eurosh dhe të gjitha shërbimet Opsionale.

Shtesat dhe Tarifat për Ekskursionet Opsionale: 1. Shtesë për Vizë Hyrje - €30 në Indi 2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42 3. Darkë 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan - €59 4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €64 5. Biletë…