Itinerary
Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Trieste. Nisja nga Tirana në orën 10.30. Mbrritja në Trieste në orën 12:30. Vizitë panoramike në Trieste: Piazza Unità d’Italia, Teatro Roman, Kalaja Miramare, Canal Grande. Opsionale: Hyrja në Kalanë Miramare. Opsionale: Hyrja në Teatrin Roman. Nisja për në Ljubljanë. Udhëtimi zgjat 1 orë. Mbrritja në Ljubljanë. Sistemimi dhe fjetje në hotel. Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike në qytetin e vjetër: Kalaja e Ljubljanës,Ura e Dragojve, Sheshi Preseren, Rruga e këmbësorëve dhe Rrugicat historike. Opsionale: Hyrja në Kalanë e Ljubljanës. Nisja për në Bled, Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitë panoramike pranë liqenit të Bled, Opsionale: Ngjitje në Kalajën e Bled ose Udhëtim me varkë drejt kishës në ishull. Pasdite vonë, nisja për në Villach. Udhëtimi zgjat 1 orë. Sistemimi dhe fjetje në Hotel. Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Gjithë ditën të lirë për Ski ose për Shëtitje në Villach. Fjetje në hotel. Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Trieste. Udhëtimi zgjat 2.5 orë. Transfertë për në Aeroportin e Triestes për fluturimin e kthimit. Nisja nga Tireste në orën 12.45. Mbrritja në Tiranë në orën 14.15
Në pagesën përfshihen: 1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus. 3. Akomodim në hotel. 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit. 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë: 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. 3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur. Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.