Itinerary
Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë - Santander. Nisja nga Tirana në orën 17.25, Mbrritja në Santander në orën 20:35. Transferimi në Bilbao. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e qytetit të Bilbao: Muzeu Guggenheim (nga jashtë), Zona moderne dhe Casco Viejo. Vazhdim drejt San Sebastian (Donostia). Vizitë e qytetit: Playa de la Concha, Qyteti i vjetër (Parte Vieja). Pasdite, kalimi i kufirit drejt Francës dhe vizitë në Biarritz: Rocher de la Vierge, Shëtitore bregdetare e Atlantikut. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisje drejt Bayonne dhe vizitë e qytetit: Qyteti i vjetër, Katedralja Sainte-Marie. Nisje drejt Lourdes. Vizitë në: Sanctuaire Notre-Dame de Lourdes, Grotte de Massabielle. Vazhdim drejt Pau. Vizitë panoramike e qytetit: Château de Pau (nga jashtë), Pamje mbi Pirenejtë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisje herët drejt Santillana del Mar. Pushime teknike gjatë rrugës. Mbrritje në mesditë. Vizitë në Santillana del Mar: Qytet mesjetar shumë atraktiv, Colegiata de Santa Juliana, Rrugicat Mesjetare, Shtëpitë prej guri. Pasdite, Nisje drejt Santander. Shëtitje e shkurtër panoramike: Palacio de la Magdalena, Playadel Sardinero, Qendra Historike dhe shëtitore bregdetare. Transferta në Aeroportin e Santander. Fluturimi direkt Santander - Tiranë. Nisja nga Santanader në orën 21.10. Mbrritja në Tiranë në orën 00.10.
Në pagesë përfshihen: 1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Santander - Tiranë. 2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus. 3. Akomodim në hotel. 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit. 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40x30x20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë: 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. 3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes: 1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.