Tour

Amsterdam dhe Bruksel | Atavac.com

Bruksel, Bruges, Amsterdam, Hagë, Rotterdam

Organized tour in Bruksel, Bruges, Amsterdam, Hagë, Rotterdam. Flight, hotel, breakfast, transfers and Albanian guide included. Book with Atavac.com.

Itinerary

Dita e Parë: Fluturimi për në Bruksel. Nisja në orën 06.00. Mbrritja në Bruksel në orën 09.00. Transferimi në Bruksel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Pasdite, Nisja për në Bruges të Belgjikës. Ndalesë dhe vizitë e shkurtër në Bruges. Vazhdon udhëtimi në drejtim të Rotterdamit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë kufirit Belg - Hollandez. Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rotterdam dhe Hagë. Vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjera të këtyre qyteteve. Pasdite vonë, vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.  Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.  Vizitë panoramike e qytetit. Vizitohet Sheshi Dam dhe Sheshi i Muzeve. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Dam. OPSIONALE: Shëtitje me Anije për të parë Monumentet e Qytetit nga Kanalet e Amsterdamit. Dita e Katërt: Transferimi për në aeroportin e Brukselit. Fluturimi me avion direkt Bruksel  - Tiranë në orën 21:05. Mbrritja në Tiranë në orën 23:35.

Në pagesë përfshihen: 1 . Udhëtimi vajtje-ardhje me avion 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus. 3. Akomodim në hotel. 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit. 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë: 1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. 2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. 3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.

Kujdes:

1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.